Strugë, 6 qershor – Kapacitetet turistike në bregdetin e Ohrit dhe të Strugës janë plotësuar maksimalisht, ndërsa hotelierët presin sezon të suksesshëm turistik.
Kryetari i Shoqatës së Horelierëve të Maqedonisë – HOTAM Kërste Bllazheski konkludoi se pas tejkalimit të krizës politike dhe disa ngjarjeve të tjera që i kanë shënuar viteve të fundit, është rritur interesi nga tur-operatorët dhe se kërkohet dhomë më shumë.
Oferta turistike, sipas tij, është e pasur me ndërtimin e disa hoteleve të reja, si dhe renovimin e atyre ekzistues, që e rrit nivelin dhe cilësinë.
Më tërheqës është destinacioni, siç theksoi, mbesim për holandezët, ndërsa menjëherë pas tyre janë mysafirët nga Polonia, interes ka edhe në Belgjikë, ndërsa mysafirët e rivierës së Ohrit dhe të Strugës janë edhe turistët nga Izraeli, Turqia..,si dhe nga vendet fqinje.
Numri i turistëve nga vendet fqinje nuk është në nivel të lakmueshëm, ndërsa si shkak për vizitueshmërinë e dobët e theksoi infrastruktura rrugore. Me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër pret rritje të numrit të mysafirëve nga Serbia.
Nuk mungon as interesi për tureve atraktive, ku mysafirët qëndrojnë dy deri në tre ditë. Ata, sipas njeriut të parë të HOTAM-it, kontribuojnë për rritjen e numrit të bujtjeve në nivel vjetor.