Shkup, 5 shkurt – Me qëllim që publiku të jetë i informuar tërësisht dhe në mënyrë transparente për procesin e shqyrtimit të Ligjit për gjuhët në lexim të tretë në seancë plenare të Kuvendit, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i dërgojmë informatat në vijim:
– Të gjithë amendamentet janë arkivuar, përpunuar dhe ngjitur në e-parlament;
– Shërbimi i Kuvendit ka vepruar dhe vepron në kuadër të kompetencave dhe detyrave të veta, deri në përfundimin e tërësishëm të procesit;
– Të gjitha amendamentet janë tani më të përkthyer nga ana e shërbimit të Sektorit për përkthim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
– Duke e marrë parasysh numrin e madh të amendamenteve, të njëjtit duhet të shqyrtohen dhe të procedohet me to sipas dispozitave të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas së cilës Ligji për gjuhët do të shqyrtohet.