Shkup, 19 mars – Ekipet e Qytetit të Shkupit, në përputhje me programin vjetor për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, Lepenec dhe kanalet e hapura në territorin e Qytetit të Shkupit, ditëve të fundit me të madhe po pastrojnë shtratin e lumit Vardar në pjesën nga ura e Aerodromit deri në urën hekurudhore në Lisiçen e epërme.
Shtrati I lumit është duke u pastruar me dorë dhe makinë nga lymi, rëra, degët, drunjtë, dhe vegjetacioni I ulët dhe të tjera. Njëkohësisht, në këto sipërfaqe po pastrohet major shtrati prej mbeturinave ndërtimore dhe mbetjeve të tjera. Deri më tani, mbi 3000 metra kub mbetjesh janë pastruar dhe pastrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.