Shkup, 14 maj – Prokuroria Publike Speciale parashtroi dëshmi të reja për lëndën “Tanku”, për të cilat në seancën e sotme gjykata duhet të prononcohet. Mbrojtja megjithatë, është kundër të shqyrtohen dëshmitë e reja të dorëzuara.
Pas debatit në sallën gjyqësore dhe insistimit të PPS-së se bëhet fjalë për dëshmi të rëndësishme të cilat duhet të pranohen nga gjykata, u dha pauzë që të prononcohet këshilli gjyqësor.
Në lëndën “Tanku” akuzohen Nikolla Gruevski dhe ish ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski si dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.
Që të tre janë të akuzuar për blerjen e mercedesoit luksoz prej 600 mijë eurove.
Në gjykatë janë prezent Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski.
Procedura për Jankullovskën është e ndarë për shkak “shtatzënësi së rrezikshme”