Shkup, 22 tetor – Gjithsej 27 padi janë parashtruar deri te Gjykata Administrative mbrëmë nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor KSHZ për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, informojnë nga gjykata për MIA-n. Afati për parashtrimin e padive skadon në orën 11:00.
Më së shumti padi ka parashtruar VMRO-DPMNE-ja edha të 24, dy TMRO-ja dhe një E Majta.
Këshillat gjyqësorë të Gjykatës administrative për këto padi duhet të deklarohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Për paditë do të vendosin pesë këshilla gjyqësorë të përbërë nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative të përzgjedhur me short. Paditë në mënyrë elektronike iu shpërndahen gjykatësve, ndërsa vendimi do të jetë në seanca publike.
Gjykata Administrative mbrëmë e pranoi padinë nga Gjorgji Sharkovski kundër, siç qëndron në dokumentin e parashtruar, “administratës shtetërore në Krivogashtani” në lidhje me parashtrimin e listës së kandidatëve për kryetar komune. Vendimin e solli Gjykata Administrative në këshill të përbërë nga tre gjykatës në seancë jopublike të këshillit.
Në ndërkohë vijim fushata për rrethin e dytë për zgjedhjet. Mbrëmë në mesnatë përfundoi afati për parashtrimin e kërkesave për votimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Rrethi i dytë për zgjedhjet lokale është më 29 tetor.