Athinë, 23 janar – Në debatin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës janë paraqitur për fjalë 205 nga 300 deputetë sa numëron Parlamenti grek, ndërsa fjalime do të kenë edhe koordinatorët e partive, ministrat në Qeveri dhe liderët e partive politike, ashtu që kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis paralajmëroi se diskutimi në vend të 28 orëve të parapara mund të zgjasë edhe mbi 32 orë, nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme , por shtoi se nuk ka ndryshim të vendimit që votimi të jetë nesër në mbrëmje, raporton Mia nga Athina, transmeton Koha.
“Vendimi është që nesër në mbrëmje të jeto votimi. Ky është vendi dhe e them drejtpërdrejt. Por, sepse prej dje dhe të gjithë e dimë këtë, përmenden skenarë të ndryshëm për atë se çfarë mund të ndodhë ndërkohë gjatë procesit, nëse për propozime për mosbesim apo punë të tjera. Sa për mua në një asnjë rast, përveç nëse nuk ka intervenim tjetër, nuk ka arsye që votimi të mos jetë nesër në mbrëmje në çfarëdo kohë”, tha Vucis dhe sqaroi se debati sot mund të zgjasë edhe deri orës 01:30 pas mesnate.
Nisma eventuale për votim të mosbesimit të Qeverisë do ta mbështetnin edhe liderët e Potamit dhe të Grekëve të Pavarur, Stavros Teodorakis, gjegjësisht Panos Kamenos.
Sipas Kushtetutës greke dhe Rregullores së Parlamentit, nëse miratohet propozim për votim të mosbesimit, atëherë debati që është në vijim ndërpritet edhe në afat prej 48 orëve, Parlamenti duhet të fillojë procesin për votim të mosbesimit i cili zgjat maksimum tre ditë dhe përfundon me votim. Pastaj, do të vazhdojë debati që paraprakisht ishte ndërpre, gjegjësisht debati për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.