Shkup, 11 nëntor – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural (AMFBZHR) 7.101 subjekteve u ka paguar 27.069.000 denarë. Bëhet fjalë për pagesën e subvencioneve më të larta për 30 për qind nga ai bazë për çdo fermer i cili në krahasim me vitin paraprak e ka rritur kopenë e bagëtive, deleve, dhive, dosave, pulave dhe familjeve të bletëve.
Kjo masë, kumtoi sot Agjencia për Pagesë, po paguhet për herë të parë dhe ishte premtim i qeverisë, me qëllim të stimulimit të fermerëve për ruajtjen e bagëtive dhe rritjen e fondit të bagëtive.
Subvencionet e rritura vlejnë për të gjithë fermerët të cilët kanë marrë subvencione për: pagesa të drejtpërdrejta për lopë, për dele, dhitë, dosat dhe pagesa të drejtpërdrejta për familjet e marra të bletëve.
Siç sqaron Agjencia, të gjithë fermerët të cilët kanë marrë mjete për këto masa dhe për dallim nga viti paraprak e kanë rritur numrin e kopesë, do të marrin subvencion shtesë prej 30 për qind për çdo kokë kafshe për të cilën është rritur kopeja në krahasim me vitin paraprak. (koha.mk)