Janë nënshkruar disa marrëveshje në mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Është konstatuar shkallë e lartë e sinkronizimit rreth çështjeve të aktiviteteve të deritanishme dhe të ardhshme të politikës së jashtme, duke e marrë parasysh kompletimin e politikës së jashtme dhe përcaktimin e sigurt të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi për anëtarësim në BE dhe në NATO. Në atë kuptim është shprehur kënaqësia nga bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe vizioni në pikëpamje të perspektivave evropiane dhe euroatlantike të të dy vendeve.

Është shprehur kënaqësi nga cilësia e marrëdhënieve në nivel rajonal dhe multilateral dhe në atë pikëpamje është vlerësuar pozitivisht praktika e deritanishme e dhënies së mbështetjes së ndërsjelltë, si në pikëpamje të qëndrimeve, ashtu edhe me anë të mbështetjes së kandidaturave për vende udhëheqëse në organizatat dhe mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar të bashkëpunimit.
“Komunikimi i vazhdueshëm dhe cilësor i organeve të të dy vendeve rezulton me nënshkrimin e disa marrëveshjeve, si dhe me marrëveshje për intensifikim. Janë nënshkruar: Marrëveshja mes Qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje të ndërsjelltë të të dhënave të klasifikuara, Protokoll për bashkëpunim të Ministrive të Punëve të Brendshme në sferën e integrimit evropian, marrëveshja për bashkëpunim në sferën e mjedisit jetësor mes Ministrisë së Zhvillimit të qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Memorandumi për mirëkuptim në fushën e shëndetësisë mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, me çka u përfituan parakushtet e domosdoshme për përforcim të lidhjeve ekzistuese në këto sfera”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Është folur për nevojën e avancimit dhe përforcimit të intensitetit të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, me theks të posaçëm në sferën e ekonomisë, duke i pasur parasysh potencialet në sferën e këmbimit të të mirave mes dy shteteve, ambientit ekzistues investues dhe resurseve turistike. Në atë kuptim në mënyrë të posaçme është shprehur kënaqësi nga mbajtja e Biznes forumit në të cilin afaristë të shquar nga të dy vendet i definuan sferat e interesit të përbashkët në suaza të të cilave do ta intensifikojnë bashkëpunimin e ardhshëm.

U konkludua që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacionin e Republikës së Maqedonisë së veriut e kryesoi kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, ndërsa në punën e mbledhjes morën pjesë Radmilla Shekerinska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i angazhaur për Çështje Ekonomike, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraki, ministër i Mjedisit Jetrësor dhe Planifikimit Hapësinor, Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Kryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq e kryesoi delegacionin e Malit të Zi, të cilin e prezantuan edhe: nënkryetari i Qeverisë për politikë ekonomike dhe sistem financiar dhe ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Millutin Simoviq, ministri i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Mevlutin Nuhoxhiq, ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të qëndrueshëm, Pavle Radulloviq, ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekuliq, ministri i Komunikacionit dhe Detarisë, Osman Nurkoviq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zoran Jankoviq dhe sekretarja e përgjithshme e Qeverisë, Natasha Peshiq. (koha.mk)