Shkup, 17 korrik – Në zonën industriale Vizbeg deri në muajin shkurt ose mas të vitit të ardhshëm duhet të ndërtohet rrjet i ri i ujësjellësit, nga i cili deri më tani janë vendosur 25 për qind, ndërsa deri në shtator të këtij viti të shpallet tender edhe për sistemin e ri të kanalizimit, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Gjatë kontrollit të sotëm të punëve ndërtimore, kontraktorët e kanë informuar se ndërtimi i ujësjellësit zhvillohet me dinamikë të mirë dhe se do të ruhet afati për përfundim deri në fund të muajit shkurt ose fillimin e marsit të vitit të ardhshëm.
Për tenderin për sistemin e kanalizimit që planifikohet të shpallet muajin e ardhshëm ose në shtator përgatitet dokumentacioni i nevojshëm.
Zona në Vizbeg, siç theksoi, do të bëhet me shtatë kilometra rrjet të ri të ujësjellësit dhe pesë kilometra rrjet të kanalizimit, ndërsa për të gjitha aktivitetet e planifikuara janë siguruar financa. Për ujësjellësin, konstruksioni financiar arrin 1,8 milionë euro, ndërsa për sistemin e kanalizimit deri më tani përmes Ministrisë dikasteriale janë siguruar 150 milionë denarë, ndërsa pjesa tjetër do të kërkohen përmes burimeve tjera.
Sugareski potencoi se ndërtimi i infrastrukturës është nga rëndësia e jashtëzakonshme sepse sigurohen kushte për hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të punës dhe me të e realizojmë premtimin nga Programi i Qeverisë dhe Komunës.
Siç informoi, kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski, për rrjetin e ri të planifikuar të ujësjellësit punohet në rrugët që janë më problematike dhe ku ka frekuencë më të madhe.