Shkup, 20 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot ndau plaketa për tre kompanitë më mirë të renditura në vendin tonë në përputhje me Çmimin kombëtar për kompaninë me praktikën më të mirë për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës për vitin 2020.
Zgjedhja u organizuan nga Këshilli kombëtar për sigurinë dhe shëndetin në punë, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas rezultateve të punës së komisioneve dhe vlerësimit, fituesit e mirënjohjeve këtë vit janë kompanitë: GD Granit SHA – Shkup, Qumështorja SHA – Manastir dhe Makstil SHA – Shkup.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve, ministrja Shahpaska theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikave dhe sistemeve për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, kulturën e parandalimit, si tema dhe fusha me rëndësi të veçantë dhe të cilat janë padyshim shumë aktuale, si në vendin tonë ashtu edhe më gjerë.
“Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë së bashku me Ligjin për marrëdhënie punës si dy ligje sistematike që janë plotësuese janë ligjet për të cilat do të punohet në periudhën vijuese, sepse ne duam t’i ndërtojmë ato sipas standardeve më të larta evropiane duke respektuar rekomandimet e ONP-së dhe ekspertizën e ekspertëve”, tha Shahpaska.
Ministrja theksoi se shpallja dhe ndarja e mirënjohjeve kompanive është realizuar gjatë Javës evropiane për siguri dhe shëndet në punë (nga 19 deri më 23 tetor të këtij viti) dhe kështu, së bashku me të gjitha vendet e tjera të Evropës, vendet anëtare të BE-së dhe kandidatë për anëtarësim në Union, dhe vendi ynë është i përfshirë në mënyrë të barabartë në kremtimin e këtyre datave të rëndësishme që janë plotësisht të angazhuara për rritjen e ndërgjegjësimit midis të gjitha subjekteve për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Shahpaska falënderoi përfaqësuesit e pranishëm të kompanive të vlerësuara, por edhe të gjitha kompanitë e tjera, të cilat këtë vit mund të mos jenë renditur të parët dhe të vlerësuar, por që u inkurajuan dhe aplikuan për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe shfaqi shpresën se nga viti në vit, siç tha, do të kemi rritje të vazhdueshme të numrit të kompanive që do të aplikojnë për thirrjen për zgjedhjen e kompanisë me praktikat më të mira për SSHP.