Tridhjetë persona u pajisën me diploma të mjeshtërve të cilat do t’iu mundësojnë që të marrin pjesë në aftësimin e kuadrove të ardhshme të floktarëve. Do të mund të zbatojnë trajnim praktik të nxënësve, të jenë trajnues për të rritur në procese të kualifikimeve shtesë dhe rikualifikimeve. Diplomat i morën në kuadër të projektit “Përmirësim i kapaciteteve për rritjen e punësimit në sektorin e zejtarisë dhe bizneseve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist, të cilat iu ishin ndarë sot.
Qëllimi është që t’i jepet rëndësi titullit “mjeshtër” në sistemin arsimor, i cili formalisht iu mundëson floktarëve që të marrin pjesë në aftësimin e kuadrit të ardhshëm në profesion.
Kryetari i Odës së Zejtarëve Nikolla Petrov theksoi se vizioni i odës është përmirësimi i imazhit të zejtarisë dhe vendi i tij në shoqëri që të bëhet faktor i rëndësishëm për zhvillim të ekonomisë në vendin tonë, si dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të zejtarëve.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përshëndeti ceremoninë zyrtare, duke përgëzuar fituesit e diplomave si mjeshtër-floktarë në kuadër të aftësimit të tyre pas arsimimit të mesëm dhe fituesit e diplomave të filigranit theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të zejeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si forcë lëvizëse e çdo ekonomie që gjeneron punësime dhe rritje ekonomike, e cila do të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç ministrit Bekteshi, në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sipas të cilit Oda e Zejtarëve të Shkupit është faktor social mjaft i rëndësishëm që kontribuon shumë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional, krijimin e kuadrove profesionale dhe rritjen e punësimit.
Drejtoresha e USAID-it për RMV, Greçen Birkël, shprehu kënaqësi ndaj partneritetit të USAID-it me shoqatat e biznesit dhe dhomat në zhvillimin e programeve të reja të trajnimit për profesionistët dhe pjesëmarrësit e rinj në industritë e tyre.
Gjatë ngjarjes, floktarët/parukier – mjeshtër e prezantuan veten me një shfaqje parukerie me punë praktike mbi modelet ndërsa Mirënjohje për zhvillimin e zejtarisë nga oda morën ministrat Ademi dhe Bekteshi, por edhe drejtoresha e USAID-it Birkëll.(koha.mk)