Inspektori i autorizuar ndërtimor i komunës Qendër, me udhër të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka miratuar vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në kejin e lumit Vardar, kumtuan sot nga komuna.
Në sheshndërtimin, thuhet në kumtesë, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse. Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski kërkoi ta tërheq, siç thotë, vendimin joligjor për ndërtimin e rrugës në kejin e lumit Vardar.