Janë miratuar 13 projekte në mbrojtje të BE-së

Bruksel, 12 nëntor – Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot miratuan 13 projekte të reja në mbrojtje, me qëllim që të zhvillohet pavarësi sa më e madhe nga SHBA-ja, transmeton gazeta KOHA.

Sipas planeve të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Unionit, do të fillohet të punohet në anije të re patrulluese, armë elektronike për parandalimin e fluturakeve dhe teknologjive për ndjekjen e raketave balistike.

Vijon përgatitja e rreth 47 projekteve të përbashkëta në mbrojtje të BE-së pasi Franca, Gjermania dhe 23 vende të vendeve anëtare të BE-së kah fundi i vitit 2017 nënshkruan pakt për financim, zhvillim dhe shpërndarje të forcave të armatosura pas vendimit të Britanisë së Madhe për daljen nga Unioni.

Edhe pse 22 vende anëtare të BE-së janë edhe në NATO, Unioni shpreson se deri në vitin 2021 do të ngre fond për armatosje që kushton disa miliardë euro, i dedikuar për dizajnim dhe prodhimtari të tankeve të reja, anijeve dhe teknologjisë.

Planifikimi evropian në mbrojtje, operacione dhe zhvillim të armëve parasheh që Franca të ndërmarrë rol të madh – 60 për qind prej gjithsej 47 projekteve, shpesh bashkë me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën.

Është paraparë që Franca dhe Italia të zhvillojnë anije ushtarake prototip, e njohur si Korvetë evropiane patrulluese.

Franca, Portugalia, Spanja dhe Suedia gjithashtu kanë për qëllim që të ofrojnë sistem të ri nëndetëse për mbrojtje të rrugëve detare dhe komunikime.

Franca tashmë e kryeson prodhimtarinë e helikopterëve të rinj evropianë.(koha.mk)