Shkup, 15 maj – Dhjetë qytetet në vend që u kyçën në aksionin “Ushqe 10.000” e tejkaloi ushqimin e planifikuar të cilin donin ta mblidhnin, duke siguruar gjashtë tonë ushqim dedikuar për kategoritë e personave dhe familjeve të rrezikuara, njofton Koha.mk
Mijëra qytetarëve dhe dhjetëra kompani të cilët u kyçën në aksion kanë dhuruar oriz, fasule, krip, sheqer, miell, vaj për gatim, bizele, peshk të konservuar, supë pule, biskota, keçap, thjerrëza, pemë të konservuara dhe perime.
Siç thonë nga aksioni, gjatë mbledhjes së ushqimit kanë ndihmuar mbi 200 vullnetarë prej 20 organizatave, të cilat periudhën e fundit kanë paketuar ushqim në paketa dhe kanë filluar t’ua ndajnë ushqimin qytetarëve të rrezikuar social nga kompanitë e tyre.
“Aksioni ka treguar se humaniteti është ana e fuqishme e qytetarëve tonë, për këtë shpresojmë se do të rritet interesi i tyre me fokus të posaçëm në kompanitë”, thonë nga aksioni “Ushqe 10.000”. (koha.mk)