Tetovë, 20 korrik – Në të tre aksionet e dhurimit të gjakut që u organizuan gjatë kësaj jave të punës në Tetovë janë mbledhur 38 njësi gjak. Aksionet u organizuan në ndërtesën e komunës së Zhelinës, të martën ku u mblodhën 19 njësi, ndërsa në hapësirat e Shërbimit për mjekësi transfuziologjike në Spitalin Klinik në Tetovë të mërkurën u mblodhën 10 dhe dje në shkollën e Sllatinës u mblodhën nëntë njësi gjak.
Mjeku Samet Ademi nga Shërbimi për transfuziologji deklaroi se aksioni i dhurimit të gjakut gjatë verës është i nevojshëm sepse nuk punojnë shkollat dhe fakultet, ndërsa nevojë për gjak ka gjithmonë.
Një banorë i fshatit Tenovë të Tetovës mbi 140 herë ka dhuruar gjak dhe është rekorder në Shërbimin për mjekësi transfuziologjike në Tetovë. (koha.mk)