Shkup, 10 prill – Në kuadër të aksionit pranveror të Qytetit të Shkupit për gjelbërim të sipërfaqeve, sot para objektit të Postës së Maqedonisë në bulevardin VMRO, janë mbjellë gjashtëmbëdhjetë pemë panjë.
Me aksionin, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, është planifikuar të mbillen më shumë se 2.000 fidane.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov, në aksionin e sotëm theksoi se pas përfundimit të aksionit të pranverës, në vjeshtë do të mbillen 8.000 pemë të reja, me çka Shkupi këtë vit do të bëhet me më shumë se 10.000 fidane të reja me cilësi të lartë.
“Morëm detyrim para qytetarëve që ta kthejmë gjelbërimin e humbur që pushteti i kaluar e shkatërruar kudo ku ka arritur, derisa ne luftojmë për çdo centimetër hapësirë të lirë për gjelbërim të ri. Në këtë lokalitet do të mbillen 16 fidane panjë me cilësi të lartë, që do të ujiten me sistem pikë – pikë. Ky rresht peme do të pajiset në mënyrë shtesë me 16 kullime trotoari”, deklaroi Shilegov.
Theksoi se në vitin 2013 sipas hulumtimit të gjendjes së gjelbërimit në Ring të vogël, gjelbërimi në këtë pjesë të Shkupit është zvogëluar për 50 për qind si rezultat i ndërtimit mbi sipërfaqe të gjelbëra në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.