Janë lënduar lehtë katër persona nga goditja e vetëtimës në Akropol

Athinë, 17 prill – Nga goditja e vetëtimës, në afërsi të sportelit të biletave në hyrje të Akropolit në Athinë, lehtë janë lënduar katër persona dhe janë dërguar në spital, bën të ditur mediat greke, përcjellë KOHA.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, dy nga të lënduarit janë të punësuar, sipas gjitha gjasave në lokalitetin arkeologjik, përderisa dy personat e tjerë janë turistë.(koha.mk)