Shkup, 16 maj – Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre prej gjithsej 11 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material, njofton Koha.mk
Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 30 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, 18 para se të pajisjen me patentë shoferi dhe një fillestarë.
Për parkim jo të drejtë janë dënuar 72 shoferë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë ngritur 60 automjete.
Janë dënuar edhe tetë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, katër shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendin për këmbësorë, katër për reshtim jo të drejtë, tre për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe nëntë për shfrytëzimin e telefonit gjatë vozitjes. (koha.mk)