Shkup, 7 shkurt – Një person është lënduar rëndë, ndërsa edhe nëntë kanë marrë lëndime më të lehta trupore, në pesë prej gjithsej gjashtë aksidenteve të regjistruara rrugore në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Për një aksident janë regjistruar dëme materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 12 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe kanë përjashtuar nga komunikacioni 12 shoferë, prej të cilëve dhjetë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe dy fillestarë.
Janë përjashtuar nga komunikacioni 10 automjete të paregjistruara, ndërsa për parkim të padrejtë janë sanksionuar 91 shoferë, ndërsa me karrotrec janë hequr 100 automjete. Pesë shoferë janë dënuar për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe, dy shoferë se nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, si dhe një për rreshtim jo të drejtë.
Në suaza të projektit edukativ të qarkullimit “Kultura e komunikacionit e fëmijëve në institucionet parashkollore”, Sektori për parandalim sot realizon punëtori edukative në kopshtin “8 Marsi” objekti i “Zelenika” në komunën e Zelenikovës.