Janë kërkuar gjoba për mosrespektimin e rregullave shëndetësore në Shkup

28

Shkup, 29 qershor – Prokuroria Themelore Publike në Shkup paraqiti sot propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkues kundër 16 personave për mosrespektim të rregullave shëndetësore në kryeqytet.

“Prej tyre, 15 nuk kanë vepruar në përputhje me Vendimin për ndalesën dhe një regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht gjatë orës policore ka lëvizur pa pasur leje për këtë. Njëri nga të dyshuarit, nga ana tjetër, nuk e respektoi vendimin e lëshuar për vetizolim të detyrueshëm”, kumtoi Prokuroria Publike.

Prokurorët publik për secilin nga të akuzuarit propozuan gjobë me para nga 100 gjoba ditore, me ç’rast vlera e një gjobë ditore të caktohet 20 euro në vlerë të kundërvlerës në denarë. 

Comments are closed.