Shkup, 19 shkurt – Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në vend janë hospitalizuar gjithsej 636 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus, dhe ka rreth 400 shtretër të lirë në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në Shkup janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi, ndërsa në klinikat infektive gjithsej mjekohen 261 persona. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Gjatë 24 orëve të kaluara në klinikat interne ka pasur dhjetë pranime të reja. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 7 pranime të reja të pacientëve, ndërsa 6 në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle janë pranuar 15 pacientë.
Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 30 pacientë, në Klinikën për Neurologji 15, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, kumtoi Ministria.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 75 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej 91 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët në Kozle janë 27 pacientë. Në KGJO është një paciente e hospitalizuar.
Nga ministria shtojnë se numri i pranime gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë gjitës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në spitalet në vendet tjera në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 375 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.
Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 17 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 34 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 14 pacientë, në Veles mjekohen 33 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 42 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në Kovid qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 53 pacientë, në Prilep 50, në kovid qendrën në Gostivar 7, ndërsa në Strugë 23 të sëmurë.
Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 25 pacientë, në Koçan 4 në Kërçovë 8, në Kavadar 48, në Gjevgjeli 4 persona, ndërsa në Dibër 13 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
“Të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me ambiente spitalore që kanë qasje në oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme departamentet do të zgjerohen shtesë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.