Shkup, 19 janar – Gjithsej 155 tonë krip janë hedhur mbrëmë (deri në orën shtatë të mëngjesit) në rrugët dhe bulevardet e Shkupit, veçanërisht në vendet kritike. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, ekipet e Shërbimit dimëror janë në terren dhe e pastrojnë borën dhe akullin nga rrugët dhe trotuaret. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tërë natën me Shërbimin dimëror ishte në terren dhe i ka ndjekur aktivitetet. Automjetet për pastrim kanë intervenuar nëpër rrugët e qytetit dhe pikat – në të gjitha urat, mbikalimet dhe nënkalimet dhe zonat e larta drejt Vodnos, Përzhinës, Hekuranës, si dhe në të gjitha të a.q. “pika të zeza” në qytet.