Kumanovë, 22 prill – Janë gjuajtur më shumë plumba në afërsi të automjetit ku mbrëmë ishin gjetur trupi i babait dhe djalit në hyrje të fshatit Sllupçan, ku bëhet autopsia, do të bëhet ekspertizë e gjurmëve nga vendi dhe automjeti, kumtoi sot prokuroria e cila e ka kryer hetimin.
“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer hetim në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë ishte gjetur automjeti ndaj të cilit janë gjuajtur shumë plumba. Në hetim ishte konstatuar se nga afër është gjuajtur në automjetin motorik në të cilin kanë qenë dy personat, shoferi dhe djali i tij tetë vjeçar. Të dy janë plagosur dhe kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, citohet në kumtesën e prokurorisë.
Sipas drejtimit të prokurorit publik kompetent, ekipi kontrollues i Ministrisë së Punëve të Brendshme i siguron dhe mer hetime nga vendi i ngjarjes te të cilat do të bëhet ekspertizë.
“Janë gjetur dhe marrë një numër i madh i plumbave të gjuajtur përmes atyre ekspertizave pritet të konfirmohen fakte të rëndësishme në lëndë. Do të bëhet ekspertizë edhe e automjetit në të cilin të dukshme janë shumë gjurmë të sulmit me armë. Është dhënë edhe urdhër për kryerje të autopsisë së trupave”, qëndron në kumtesën e prokurorisë.
Prokuroria themelore publike Kumanovë vazhdimisht ndërmerr veprime, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të ngjarjes.