Në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore të zbatuara gjatë 24 orëve të fundit në aksin rrugor Shkup-Ohër, janë shqiptuar gjithsej 295 sanksione për vozitje të shpejtë.
Siç u tha në konferencën e sotme për shtyp të MPB-së në Ohër, nga gjobat e shqiptuara, 18 ishin për vozitje të shpejtë mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 104 sanksione për vozitje mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa është përshkruar.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski paralajmëroi se policia do të vazhdojë me kontrolle të veprimit intensiv në fushën e trafikut, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e aksidenteve dhe veçanërisht ato me viktima.
Si rezultat i kontrolleve të përforcuara vitin e kaluar me numër më të vogël të viktimave në aksidente rrugore, ndërsa trendi vazhdon edhe sivjet.