Bruksel, 30 tetor – Policia belge sot ka gjetur 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në një parking në autostradë në pjesën veriore të Belgjikës.
Policia ka intervenuar pasi ka marrë thirrje nga shoferi i kamionit, tha zëdhënësja e policisë federale, transmeton gazeta KOHA.
Shoferi, i cili ka transportuar pemë dhe perime, e ka ftuar policinë dhe janë gjetur 12 burra me prejardhje siriane dhe sudaneze. Emigrantët janë dërguar në Zyrën për emigrim në Anvers.
Javën e kaluar në Britani, në një kamion-frigorifer janë gjetur trupat e 39 emigrantë. Kamioni në Britani ka arritur nga porti belg Zebrizh.(koha.mk)