Janë gjetur 61 emigrantë në autostradën Negotinë-Shkup

Shkup, 23 korrik – Gjithsej 61 emigrantë ka gjetur policia në një mjet transportues të mallrave me targa të Shkupit mbrëmë në autostradën Negotinë-Shkup.

Siç kumtoi sot MPB-ja, dje rreth orës 19:20 ishte denoncuar se në autostradën Negotinë-Shkup, në afërsi të mbikalimit Viniçani, ishte vërejtur se si nga një mjet transportues i mallrave me targa të Shkupit, i cila ishte ndalur, zbresin shumë persona. Nëpunës të policisë kanë dalë në vendin dhe në automjetin kanë gjetur 61 emigrantë (45 nga Pakistani, nëntë nga Afganistani, gjashtë nga Bangladeshi dhe një nga India).

Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët ishin dërguar në Qendrën pranuese “Vinojug” Gjevgjeli dhe Qendra pranuese për të huaj në Shkup për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e rastit.(koha.mk)