Shkup, 30 maj – Policia dje në autostradën Kumanovë – Tabanoc, ka zbuluar një furgon me targa të Shkupit në të cilin janë transportuar 43 emigrantë, ndërsa shoferit me origjinë nga Radovishi i është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 9:20 në autostradën në drejtim nga Kumanova drejt Tabanocit më saktë, afër, f. Kosturnik, nga ana e shërbimit patrullues nga Stacioni policor për Mbikëqyrjen kufitare Sopot është vërejtur automjet transportues motorik “Iveko” me targa të Shkupit (e cila ka mbajtur shenjë të kompanisë për prodhim dhe distribuim të aditiviti) me ç’rast efektivët e policisë kanë vendosur të kryejnë kontroll mbi të njëjtën.
Në kamion me ç’rast janë gjetur 43 persona-emigrantë, mes tyre tetë persona minorenë. Nga Pakistani kanë qenë 14 persona, 16 nga Iraku dhe 13 emigrantë nga Afganistani.
Emigrantët janë dërguar në Qendrën transportuese Tabanoc, ndërsa nga ana e një gjykatësi për procedurë paraprake E.A. i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 30 ditëve.