Korfuz, 27 gusht – Dy fshatra në pjesën jugore të ishullit grek Korfuz sot pasdite janë evakuuar për shkak një zjarri të madh i cili shpërtheu për arsye tani për tani të panjohura.
Janë evakuuar banorët e fshatrave Neohori dhe Paleohori.
Në shuarjen e stihisë së zjarrit morën pjesë edhe kanaderë dhe sipas informacioneve të fundit, zjarri është vendosur nën kontroll.