Shkup, 18 dhjetor – Deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afatin ligjor kanë arritur shtatë amendamentet e propozim-amendamenteve të Kushtetutës edhe atë dy nga Aleanca e Shqiptarëve, një nga Besa, një nga deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri dhe tre nga Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni. Amendamente nuk kanë dorëzuar grupet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, BDI-së dhe LSDM-së.
Ziadin Sela dhe Surija Rashidi nga Aleanca e Shqiptarëve kanë një amendament të Propozimit të ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve kushtetuese me të cilin kërkojnë që në nenin 2 paragrafi 2 fjalët “qytetar/maqedonas” të zëvendësohen me fjalën “qytetar”, ndërsa në shpjegimin kanë theksuar se kjo kërkohet që të mundësohet barazi në shprehjen e shtetësisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Deputetët e Besës Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli gjithashtu kërkojnë intervenim në paragrafin e njëjtë të ligjit kushtetues por edhe se ata propozojnë që ky paragraf i dytë të jetë “Nga dita e hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Amendament për paragrafin e njëjtë të nenit 2 të ligjit kushtetues ka dorëzuar edhe Muhamed Zeqiri nga LSDM-ja. Këtë herë kërkesa e tij është precizim i qëndrimit me atë që në fund të fjalës të shtohen fjalët “çka nuk e përcakton e as e paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”.
Amendament të ngjashëm për këtë ka dorëzuar edhe Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni. Ata propozojnë që në nenin 2 paragrafi 2 pas fjalës “Maqedonia” të shtohen fjalët “me çka nuk e përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve”. Amendamentin e propozojnë, siç theksojnë në shpjegimin, që të arrihet dallim ndërmjet shtetësisë dhe përkatësisë etnike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. “Ky amendament tregon se nuk jemi dhe nuk dëshirojmë të jemi maqedonoverior, por se jemi dhe do të jemi maqedonas, ashtu si edhe të tjerët janë dhe do të jenë shqiptarë, vllahë, serbë, romë, boshnjakë dhe të tjerë”, shkruan në shpjegimin e nënshkruar nga Elizabeta Kançevska Milevska, Nola Ismajllokvska Starova, Vlladanka Aviroviq, Emilija Aleksandrova dhe Zekir Ramçilloviq.
Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga Aleanca e Shqiptarëve kërkohet në ligjin kushtetues për shpallje që në amendamentet të shtohet neni 1-a dhe propozojnë që ai të thotë “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë është kufiri i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”. Në sqarim ata mes tjerash theksojnë se diçka e tillë është e nevojshme sepse Republika e Maqedonisë e ka njohur Republikën e Kosovës.
Deputetët nga grupi i pavarur i deputetëve kanë parashtruar amendament me të cilin kërkojnë ndryshim të nenit 1 paragrafi 2 nga ligji kushtetues dhe propozojnë që ai të thotë “Amendamentet nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë nuk prodhojnë veprim ligjor, nuk hyjnë në fuqi dhe janë të pavlefshme nëse menjëherë nuk plotësohen kushtet e konfirmuara në paragrafin 1 të atij neni”. Amendamentin e propozojnë me qëllim që të garantohet pozita e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Protokollin për NATO-n.
Gjithashtu ata kanë edhe amendament të tretë me të cilin propozohet që në nenin 1, paragrafi 2 nga ligji kushtetues në fund të fjalisë shtohen fjalët ” edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë menjëherë inkuadrohet ndaj ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”. Dhe këtë Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, e propozon, siç theksohet, me qëllim që të garantohet pozita e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e marrëveshjes përfundimtare.
Seanca e Komisionit kuvendor për çështje kushtetuese fillon sot pasdite, përderisa seanca plenare pritet të caktohet më 9 janar të vitit të ardhshëm. Kjo është faza e tretë dhe fundit e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë të drejtat në bazë të Marrëveshjes së Prespës.