Shkup, 13 shtator – Dy vetura sot në mëngjes ishin djegur në një parking në bulevardin “Jane Sandanski” pa numër, pas klinikës ortopedike “Majçin dom” në Aerodrom.
Komandanti i Brigadës për mbrojtje nga zjarri i Qytetit të Shkupit Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se gjatë zjarrit ishte djegur tërësisht njëri automobil “shkoda felicia”, ndërsa pjesërisht ishte djegur “ford fiesta”.
“Për zjarrin morëm njoftim përmes telefonit dhe intervenuam nga ora 5.08 minuta deri në orën 5.55 minuta. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë katër zjarrfikës me një automjet”, tha Tomeski.
Është shkaktuar dëm material prej 300 mijë denarëve. Policia do të kryejë inspektim.