Berovë, 30 korrik – Në zjarrin që ka ndodhur të dielën në një ndërtesë sociale në Berovë janë djegur banesat e dy familjeve me fëmijë minorenë.
Pamja gjatë zjarrit, siç pohojnë dëshmitarët okularë ka qenë e tmerrshme dhe vetëm aftësia e zjarrfikësve dhe nëpunësve të policisë kanë shpëtuar një katastrofë të vërtetë. Ata me kohë i kanë nxjerrë fëmijët nga shtëpitë e tyre.
Për momentin familjet që kanë mbetur pa shtëpi, siç informoi fqinja e familjeve që u janë djegur banesat, e kalojnë natën në disa objekte përreth pa kurrfarë kushte për jetesë. (koha.mk)