Janë djegur dy automjete në një garazh me kate në Shkup

Shkup, 3 tetor  – Në garazhin me kate në rrugën “Stefan Jakimov Dedov” në Shkup është përfshirë në flakë një makinë “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të K.B. nga Shkupi.

Siç informon sot MPB, rasti është denoncuar në polici në mëngjesin e sotëm në orën 1.39.

Nga zjarri ishte përfshirë edhe një makinë “Pezho 106” me targa të Shkupit, në pronësi të M.A. nga Shkupi.

Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.