Shkup, 23 qershor – Janë zbuluar dhe sanksionuar më shumë se 200 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes apo e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjatë kontrollit natën e kaluar në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00 të Sektorit për Siguri në Komunikacionit pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.
Siç informojnë nga MPB-ja, janë sanksionuar 55 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë, të cilëve u janë caktuar po aq dënime me afat, ndërsa janë zbuluar edhe 65 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 27 urdhërpagesa me afat dhe 37 urdhërpagesa për kundërvajtje.
Sektori për siguri në komunikacionin rrugor ka realizuar kontroll edhe për drejtimin e automjeteve motorike nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit. Ku janë sanksionuar 24 shoferë të cilëve u janë shqiptuar po aq dënime. Janë zbuluar 79 kundërvajtje tjera për të cilat janë dhënë 44 urdhërpagesa me afat dhe 35 urdhërpagesa për kundërvajtje.