Shkup, 5 mars – Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidente trafiku prej gjithsej 12, që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Policia nga komunikacioni ka përjashtuar 33 shoferë të cilët ke anë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 19 para se të marrin patentën e shoferit dhe tre fillestarë.
Janë përjashtuar edhe një automjetin me probleme teknike, shtatë të pa regjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë ngritur 77 automjete.
Janë dënuar edhe 102 shoferë për parkim jo të drejtë.
Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy për rreshtim jo të drejtë dhe dy për tejkalim jo të drejtë.
Janë dënuar edhe 25 shoferë për mos mbajtje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe 27 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik. (koha.mk)