Blerja e duhanit është në fazë përfundimtare. Deri dje janë marrë 24,4 milionë kilogram, ndërsa çmimi mesatar është 196,80 denarë, kumtoi sot drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi Cvetan Tripunovski. “Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë probleme me vijimin e blerjes. Shpresojmë se shumë shpejt do të blihet edhe kilogrami i fundit nga rekolta 2016”, theksoi Tripunovski në konferencën për shtyp në të cilën e paralajmëroi vendosjen e fito certifikatave të reja për mbrojtje më të madhe të prodhimtarisë vendore. Afati përfundimtar për blerje të duhanit është 15 marsi i vitit 2017. Sipas prodhuesve, fryti është me cilësi të shkëlqyer për çka edhe çmimi është më i lartë, ndërsa subvencionet arrijnë 60 denarë për një kilogram.