Shkup, 15 nëntor – Polica dje në intervalin kohor prej rreth tri orëve bastisi katër shtëpi në Shkup te disa të dyshuar për posedim të drogës, te të cilët gjeti dhe mori materia në formë të pluhurit dhe mariuhanë. Tre prej tyre i privoi nga liria, njofton KOHA.
MPB-ja kumtoi se dje në orën 11 nëpunës të policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB Shkup, pas urdhrit paraprak gjyqësor, kreu bastisje në shtëpinë e E.M. (39) në fshatin Pobozhjë. Gjatë bastisjes ishte gjetur dhe marrë mariuhanë.
Ditën e njëjtë në orën 13 nëpunësit e policisë e kanë privuar nga liria F.D. (38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Vollkovë, të realizuar me urdhër gjyqësor, ishin gjetur dhe marrë mariuhanë, shiringë me materie të zezë, enë porcelani dhe bisturi me gjurmë të mariuhanës.
Nëpunësit e policisë nga njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB Shkup në orën 16, e kanë privuar nga liria E.M. (32) nga Kavadari, sepse gjatë kontrollit të shtëpinë e tij në lagjen Aerodrom, të kryer me urdhër gjyqësor ishte gjetur dhe marrë mariuhanë, materia e pluhurit dhe 25.300 denarë.
Mbrëmë në orën 21:30 nëpunësit e policisë e kanë privuar nga liria edhe M.Gj. (47) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen Karposh, të kryer me urdhër gjyqësor, ishte gjetur dhe marrë mariuhanë, materie e bardhë e pluhurit, materia e pluhurit ngjyrë kafe dhe një peshore me gjurmë nga materie e pluhurit.
Nga MPB-ja informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të gjithë këtyre kryerësve do të ngritën padi adekuate. Policia paralajmëron intensitet të përforcuar dhe masa të përforcuara në luftën kundër tregtisë së palejuar me drogë. (koha.mk)