Shkup, 15 janar – Në aksionin e policisë në një objekt hotelierik në Tetovë mbrëmë janë arrestuar tre persona femra, kumtoi MPB-ja.
“Në periudhë prej orës 23:50 të datës 14.01.2018 deri në ora 00:35 të 15.01.2018, Sektori për krim tejkufitar, të huaj dhe riatdhesim, në bashkëveprim me efektivët e policisë nga stacioni policor Tetovë kanë kryer aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Tetovë. Gjatë kontrollit, në objekt janë hasur tre persona femra, nga të cilat njëra ka qenë shtetase e Republikës së Maqedonisë, ndërsa dy D.S. (26) dhe N.D. (18) janë shtetase të Republikës së Shqipërisë, theksohet në buletinin e policisë.
Të gjithë tre personat janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër shtetaseve të huaja do të ngritet kallëzim penal për keqpërdorim të qëndrimit turistik.