Athinë, 16 janar – Postera me fotografi të deputetëve që e mbështesin dhe do të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës janë djegur në Selanik dhe në qytete tjera në Greqinë Veriore.
Në posterat me fotografi dhe me emrin e deputetit qëndron edhe mesazhi: “do do ta tradhëtosh Maqedoninë tonë?,
Sipas mediave në Greqi, policia greke ka arrestuar katër persona, dy në Kozhanë dhe dy në Grevena. Dy janë lëshuar në liri, ndërsa dy të tjerë do të nxirren para prokurorit publik.
Nga SYRIZA qeveritare thonë se këto postera janë praktika fashiste dhe janë pjesë e fushatës së organizuar për frikësimin e deputetëve.
Pjesa më e madhe e posterave gjatë ditës së djeshme janë ngjitur në pjesë të ndryshme të Selanikut, ndërsa sipas mediave, nga sot herët në mëngjes shërbime nga komuna kanë hequr një pjesë të tyre.