Dy pjesëtarë të misionit civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, janë arrestuar mbrëmë gjatë tentimit për vjedhje në një lokal, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Siç kumtoi portali koha.net, bëhet fjalë për një shqiptar dhe një ruse.
Rastin e kanë konfirmuar për portalin burime policore, duke paralajmëruar se së shpejti do të publikohen hollësi për ngjarjen.