Shkup, 22 korrik – Policia në vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër arrestoi dy persona të cilët me automjet ngarkues të llojit “Man” tentuan të bartin marihuanë nga vendi në Greqi.
Siç kumtoi MPB, vozitësi i kamionit E.M. dhe bashkëudhëtari i tij E.H., që të dy nga fshati i Gostivarit, Banjicë e Poshtme, kishin për qëllim të kalojnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Greqi, përmes vendkalimit kufitar Dojran i Vjetër.
Gjatë bastisjes të automjetit policia në të gjeti 20 qese me marihuanë. Personat janë mbajtur në stacionin e policisë dhe ndaj tyre do të parashtrohet paraqitje adekuate. (koha.mk)