Moskë, 18 janar – Dymbëdhjetë persona janë arrestuar sot para stacionit policor në qytetin rus Himki, në të cilin gjendej lideri opozitar Aleksej Navalni pas arrestimit.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Apologjia e protestave dhe OVD-Info dërguan avokatë në dy stacione të policisë që t’iu ndihmojnë në mbrojtjen e të arrestuarve, shkruan Meduza.
Dhjetëra mbështetës të Navalnit ishin arrestuar sot gjatë protestës në Shën Petersburg. Protesta filloi pasi ishte publikuar se Navalni do të mbetet 30 ditë në paraburgim. Të paktën 33 persona janë arrestuar, shkruan media lokale Bumaga.
Gjithashtu, një person është arrestuar për shkak të protestave në Arhangellsk, qytet në pjesën veriore të vendit.
Gjykata në Moskë i caktoi sot paraburgim liderit opozitar rus deri më 15 shkurt, ndërsa gjykimi është shtyrë për më 2 shkurt.
Pas marrjes së sotme në pyetje, Navalni iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të dalin në rrugë, ndërsa ekipi i tij paralajmëroi se do të mbajë protesta përgjatë gjithë vendit më 23 janar.