Shkup, 6 dhjetor – Në aksionin e policisë të zbatuar mbrëmë në objektin hotelierik në fshatin Zherovjan, rrethina e Tetovës janë arrestuar 11 vajza.
Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë nga ora 23:00 deri në ora 4:00 efektivë të policisë në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, kanë zbatuar kontrollë aksioni në objektin hotelierik në fshatin Zherovjan, Tetovë pronë e H.A. (29) nga Bogovina, ku janë gjetur pesë shtetase të huaja dhe gjashtë nga Maqedonia të moshës nga 21 deri më 29 vjeçare.