Shkup, 10 janar – Ekipet e NP “Higjiena komunale” – Shkup gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes punuan në pastrimin e borës së rënë dhe akullit nga bulevardet dhe rrugët më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit, kumtoi dje NP “Higjiena komunale”, njofton Koha.
“Përafërsisht 80 punëtorë janë angazhuar për pastrimin e rajonit qendror të qytetit, Çarshisë së Vjetër, sheshit dhe rrugës Maqedonia, si dhe rajonit rreth Spitalit të qytetit, Spitalit shtetëror dhe poliklinikës Bit Pazar. Njëherit janë pastruar dhe është hedhur kripë edhe rrugicat për këmbësorë si dhe trotuaret dhe urat, me qëllim që të mundësohet lëvizja e qytetarëve”, kumtuan nga ndërmarrja dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë me aktivitete edhe në vijim. (Koha.mk)