Zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE- së Mitko Jançev sonte deklaroi se qëndrimi i tij për referendumin është në pajtim me vendimin e partisë secili të veprojë sipas bindjes personale, por se propozimi i tij ka qenë anëtarët e partisë të ftohen të dalin për votim dhe të votojnë “kundër” pyetjes së referendumit.
Jançev në disa deklarata për mediat elektronike tha se ai është kundër Marrëveshjes me Greqinë për emrin dhe për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Zëvendëskryetari i VMRO-DPMNE-së përgënjeshtron se do të votonte “pro” pyetjes së referendumit dhe tha se qëndrimin e tij në takimet e mbrëmshme të partisë i ka kumtuar përmes telefonit sepse nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë në takimet në Shkup.