Shkup, 27 nëntor – Kryetari i Komunës së Kavadari dhe ish kryetari i VMRO-DPMNE, Mitko Jançev,për TV24 deklaroi se ai dhe Nikolla Todorov do ti ndihmojnë Kryeministrit Zoran Zaev kundër pengesave të cilat i planifikon kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, i cili sipas tij synon të ndalojw ndryshimet kushtetuese. Jançev konfirmoi se të shtunën në Strumicë së bashku me ish ministrin e shëndetësisë Todorov u takuan me Zaevin me kërkesë të tij dhe kanë pirë kafe. “Ne premtuam ndihmë kundër pengesave nga Hristijan Mickoski në pjesën e ndryshimeve kushtetuese në interes të shtetit. Do të jetë një proces transparent pa synime në prapavij pwr askwnd. Unë si Mitko Jançev, pres që më shumë deputetë të përfshihen në procesin e ndryshimeve kushtetuese për të përmirësuar Marrëveshjen e Prespës dhe të përforcohet identiteti për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Jançev. Deklarata e tij e këtillë konfirmon vendimin e VMRO-DPMNE-së për ta shkarkuar atë si nënkryetar.(koha.mk)