Shkup, 5 shkurt – Në janar të këtij viti, i cili sipas meteorologëve ishte ekstrem i ftohtë, janë shënuar temperaturat më të ulëta deri më tani. Më 8 janar në Berovë janë shënuar -28 gradë Celsius. Sipas informacionit të DPHM, në gjithë vendin temperaturat e mesme të janarit janë nën zero dhe kanë lëvizur prej -6,8 në Mavrovë deri në zero në Gjevgjeli. Kudo temperatura e mesme është nën mesataren me vlerat shumëvjeçare mesatare deri në pesë gradë Celsius. Ka lëvizur prej -5,9 në Berovë, -5,4 në Lazaropole, -4,2 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -4 gradë Celsius, -3,6 në Prilep, -3,5 gradë Celsius në Strumicë, -3,3 në Shtip, -2,7 në Demir Kapi dhe -1 gradë Celsius në Ohër. Në disa vende temperaturat janë më të ulëta dhe për gjashtë gradë. Janë shënuar temperatura të ulëta ekstreme në fillim të muajit ndërsa temperatura minimale janë regjistruar më 8 janar prej -28 gradë në Berovë, -24,6 në Manastir, -23,8 në Mavrovë, -23,3 në Kriva Pallankë, -23 në Lazaropole, -21 në Prilep dhe -20,6 në Shtip. DPHM thekson se në janar të vitit 2017 janë regjistruar edhe reshje të rrëmbyeshme të borës, të cilat filluan më 6 janar, ndërsa shtresa e borës në pjesën më të madhe të vendit qëndroi deri në fund të muajit, por nuk i tejkaloi vlerat e deritanishme maksimale, ndërsa bëri problem në zhvillimin e komunikacionit. Lartësia maskimale e shtresës së borës është vërejtur më 19 janar dhe ka qenë 85 centimetra në Mavrovë, 49 në Manastir, 33 në Berovë, 30 në Demir Kapi, 22 në Shkup, 18 në Strumicë, 17 në Shtip dhe 14 centimetra në Prilep. Sasia e reshjeve në gjithë vendin është në kuadër të vlerave mesatare për janarin, përveç në Demir Kapi ku reshjet janë dy herë më të larta se vlerat e zakonshme në janar.