Janakieski merret në pyetje në Prokurori në lidhje me “27 prillin”

Shkup, 19 prill – Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sot është marrë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me hetimin e rastit “27 prill”.

Janakievski i cili gjendet në paraburgim shtëpiak, ngarkohet se është një prej organizatorëve të sulmeve në Kuvend prej 27 prillit të vitit 2017, së bashku me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin. Ata janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale “dëmtime terroriste të sistemit kushtetues dhe sigurisë”.

Në pyetjen e Prokurorisë më 16 prill ishte thirrur edhe ish-kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski. Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij viti në dënimin e përgjithshëm të burgut prej 211 viteve ishin dënuar 16 persona. Dënim më të lartë prej 18 viteve mori ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov.

Një pjesë e të dënuarve kërkuan që të falen nga presidenti Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i shefit të shtetit tani për tani nuk ka përgjigje se si do të veprohet.