Shkup, 9 gusht – Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski është lëshuar në paraburgim shtëpiak. Kështu vendosi Gjykata e Apelit pasi në një seancë publike shqyrtoi kërkesën e mbrojtjes, dhe masën e paraburgimit e zëvendësoi me paraburgim shtëpiak.
Janakieski u arrestua më 29 qershor bashkë me shtatë persona të tjerë për rastin “Shkalët spanjolle”. Një kohë të gjatë ishte në grevë urie por me rekomandim nga mjeku e ndërpreu grevën.
Janakieski dhe shtatë të arrestuarit tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për marrëveshje për shitje të tokës shtetërore në qendër të Shkupit për projektin e ashtuquajtur “Shkallët spanjolle”, i cili duhej të ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”.