Trajneri i Sllovakisë, Jan Kozak, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në Nations League. Ekipi i tij pësoi dy humbje radhazi në Grupin A të Ligës B, 1-0 me Ukrainë dhe 1-2 me Çekinë, rezultate që praktikisht e kanë nxjerrë jashtë lojë për vendin e parë në grup. Kozak e drejtonte prej 5 vitesh përfaqësuesen sllovake, por pa u përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të Federatës së Futbollit të këtij vendi dhe të opinionit sportiv.