Jan Kop: Korniza negociuese është e qartë, çështjet bilaterale nuk janë pjesë e saj

35

Shkup, 1 dhjetor – Çështjet bilaterale nuk janë pjesë e kornizës. Vendi duhet të kalojë përmes procesit negociues dhe pas një numër të caktuar të viteve të hyjë në Bashkimin Evropian, deklaroi ambasadori holandez në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop në intervistën për televizionin Sitell.

Sipas ambasadorit, për momentin është e pamundur të jepet përgjigje nëse deri në fund të vitit vendi do t’i fillojë negociatat me BE-në, edhe pse, thotë, është e qartë ky proces ku duhet të lëvizë dhe kjo është më e rëndësishme për një datë.

“Është e pamundur t’i përgjigjem kësaj. Është duke u punuar shumë për momentin edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria janë duke biseduar, kjo është gjithmonë mirë. Gjermanët të cilët për momentin kanë kryesim janë duke punuar me mund për t’i bashkuar të dyja palët, nëse do t’ia dalin është e pamundur të parashihet, por të gjithë akoma shpresojnë se rezultati do të jetë pozitiv”, thotë Jan Kop.

Përkujtoi se edhe gjatë pranimit të vendeve të reja anëtare veçanërisht në grupin e madh që u bë pjesë e BE-së në vitin 2004, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia dhe të tjerë, ka pasur shumë çështje bilaterale të cilat duhej të zgjidheshin. Çështje, siç thotë, të cilat ishin të vështira dhe të hapura për një kohë të gjatë midis Polonisë dhe Lituanisë, Italisë dhe Sllovenisë, Hungarisë dhe Rumanisë dhe të gjithë kanë thënë se këto janë çështje shumë të vështira, është e apmndur të zgjidhen, por të gjitha u zgjodhën, ndryshe nuk mund të hyshin në BE.

“Ky vend ka bërë shumë, për shembull me Marrëveshjen e Prespës. Kjo e hapi derën e anëtarësimit në NATO dhe BE dhe ky është përfitim për të gjithë qytetarët e vendit. Ta përsëris, ky është problem bilateral që nuk është pjesë e kornizës, por unë besoj se Maqedonia e Veriut do të mund ta zgjidhë këtë problem. Çështja nuk është nëse do të ketë konferencë ndërkombëtare, por kur? Kjo do të ndodhë”, decid Jan Kop.

Theksoi se ekziston angazhim politik, i cili sipas tij, ishte i rëndësishëm për marrjen e dritës jeshile në mars.

“Kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare nuk është aq e rëndësishme. Unë mendoj se shumë simbolikë po jepet për një datë. Ajo që vendi duhet të bëjë tani është të kalojë së bashku me ne nëpër 35 kapituj të procesit të pranimit, duke filluar nga Kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e ligjit dhe gjyqësorin. Baza është vendosur. Struktura është e qartë. Shtetet anëtare të Unionit në gjashtë muajt e kaluar së bashku me Komisionin e kanë përgatitur kornizën. Eshtë e qartë se nga duhet të lëvizë ky proces, kjo është shumë më e rëndësishme se një datë”, tha ambasadori, duke theksuar se asgjë nuk funksionon në një shoqëri nëse nuk ka sundim të ligjit.

Jan Kop thotë se tani vendi është një hap përpara dhe se tashmë ka bërë shumë dhe ndoshta do të jetë në gjendje t’i përmbushë pritjet dhe të lëvizë nëpër kapituj mjaft shpejtë.

“Dhe jo vetëm sundimi i ligjit, këto 35 kapituj mbulojnë gjithçka. Shëndetësi, arsim, tarifa, furnizime qeveritare, lëvizje të lirë të mallrave, sistem të taksave Në shumë prej këtyre fushave, Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë shumë për të qenë në gjendje të lëvizë përmes negociatave. Ju tashmë po e bëni atë. Në vitet e fundit, jeni përgatitur me zbatimin e shumë reformave. Unë mendoj se është e rëndësishme tani që shumë nga këto reforma të zbatohen. Shumë reforma ekzistojnë tani në letër, ka ligje të mira, por sigurisht që ju duhen kapacitete, njerëz, reforma, zyra, kjo nuk është e thjeshtë. Nga ana tjetër, i gjithë ky proces tani do të strukturohet përmes kornizës negociuese, ndërsa ka edhe një çantë të madhe me para e cila vjen që të sigurohet zbatimi. Sigurisht, viti i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë, ka koronë, megjithëse vendi nuk është aq i dobët ekonomikisht, ka zgjedhje lokale, ka regjistrim dhe duhet t’i shpenzoni paratë tuaja me mençuri. Kjo qeveri ka përparësi dhe plane të qarta, BE është këtu për ta strukturuar punën, unë jam mjaft optimist”, përfundoi ambasadori holandez.